KONGRESI I TRETË Hoteli Panoramika, Shkupi – Maqedoni 22-24.IX 2023
English | Македонски | Latinica | Shqip
Shoqata e fizioterapeutëve profesional të Maqedonisë e organizon Kongresin e Tretë me pjesëmarrje ndërkombëtare.
„KONGRESI I TRETË – „Fizioterapia: sot - nesër“
Udhëzime për autorët APLICACION
Të nderuar kolegë,
Me kënaqësi ju ftojmë të merni pjesë në Kongresin e tretë të fizioterapeutëve profesional të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare që do të mbahet në Shkup, prej 22 deri më 24 shtator, 2023. Shpresojmë se edhe ky kongres, si ato të kaluarit, do të përmbajë risi nga fusha e fizioterapisë dhe rehabilitacionit. Në këtë kongres kemi dëshirë ti vështrojmë nxitjet e botës moderne dhe të sjellim disa përfundime të përbashkëta. Stili modern i jetesës, sikur edhe ndryshimet në nivel global, na ngarkoi me gjendje të reja që nuk ishin pjesë e punës tonë në të kaluarën. E gjithë kjo na kushtëzon ti adaptohemi mënyrës së re të punës, qasjes dhe percepcionit. Në kongres do të marrin pjesë fizioterapeut profesional nga vendi dhe jashtë.
Tema të Kongresit
1. Rehabilitacioni digjital
2. Neurorehabilitacioni
3. Shërimi me energji
4. Rehabilitacioni manuel
5. Fizioterapia në sport
6. Tema të lira
Kryetar
Tatjana Krsteska
KOMISIONI ORGANIZUES
1. Stefan Veljanoski, president
2. Elizabeta Conevska
3. Lidija Trenchevska,
4. Hristijan Stojkoski
5. Dijana Orkić-Shivachev
KOMITETI SHKENCOR
1. Mr.Sci Goran Sanevski, president
2. PhD Tine Kovačić (Slo)
3. Mr.Sci Mirjana Zlatkovikj
4. Mr.Sci Darko Dimovski
INFORMATA
Info
Në web faqen tonë mund ti merrni informatat plotësuese lidhur me Kongresin (www.zpft.org), ose nëpërmjet facebook profilit tonë "profesionalni fizioterapevti".
Vendi i mbajtjes së Kongresit dhe vendosja
Hoteli Panoramika gjendet në pjesën e poshtme të malit Vodno, në pjesën më të bukur të qytetit dhe ofron shikim të bukur të Shkupit. Bukuria e malit Vodno shkrihet me panoramën urbane dhe ka lidhje të mirë me pjesën qendrore të qytetit. Rezervimi kryhet në telefonin telefon /+389 70 353 056 (Viber, WhatsAp) / +389 2 609 2222; e-mail/ This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.;Website: https://hotel-panoramika.com
Çmimi i pjesëmarrjes - kotizacioni
• Çmimi i kotizacionit deri më 01.08.2023 është 70€ (me gjithë TVSh). Pas kësaj date, kotizacioni do të kushtojë 85€.
• Kotizacioni për një ditë të Kongresit kushton 35€.
• Kotizacioni për studentë të fizioterapisë, për të gjitha ditët, kushton 25€.
• Brenda kotizacionit hyjnë: Materijalet e Kongresit, ID kartela dhe sertifikati.
Mund të paguhet nëpërmjet xhiro llogarisë tonë denare apo të valutave të huaja: Shoqata e Fizioterapeutëve Profesionel të Maqedonisë - ShFPM
• Xhiro llogaria denare: 300000002997336. Banka depozitore: Komercijalna Banka AD Skopje (brenda Maqedonisë)
• Xhiro llogaria për deviza: S.W.I.F.T. KOBSMK2X. (Ban: MK07300701002686382 Për shtetet e tjera)
INFORMACION SHTESE
Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të mund ti fitoni nëpërmjet e-mail adresës tonë: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.